A iu bë presion për të marrë vendimin për përjashtimin nga PD të Sali Berishës?/ Lulzim Basha flet pas seancës së Kuvendit dhe mban qëndrimin e prerë: Armiku i vetëm është…

0
213

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një qëndrim të prerë teksa është pyetur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD;

Në momentin që ka dalë nga Kuvendi, Basha është pritur nga gazetarët dhe është pyetur në lidhje me luftën që i ka hapur lideri historik i PD-së që tashmë e përjashtoi kryedemokrati nga grupi parlamentar i PD-së. Ai nuk ka preferuar të japë asnjë përgjigje kur është pyetur nëse ka pasur presione për të larguar Berishën nga PD-ja.

“Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, ka thënë Basha dhe më pas është larguar i shoqëruar nga Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here