Google search engine
Home Politike Yuri Kim takon kreun e SPAK dhe dërgon ultimatumin e prerë: Të...

Yuri Kim takon kreun e SPAK dhe dërgon ultimatumin e prerë: Të ndiqen penalisht…

0
261

Ambasadorja Yuri Kim ka bëtë të ditur përmes një postimi në Twitter se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Kim shkruan se i ka dhënë mesazhin Krajës që të ndjek penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Postimi i plotë i Yuri Kim:

U takova me shefin e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.

Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here