Gazetarja Aida Shtino ka reaguar e revoltuar ndaj të gjithëve atyre që e kritikojnë për qëndrimin që ajo mban ndaj vaksinës së COVID-19.
Postimi i plotë:
Te gjithe ju qe me beni moral se cfare eshte e turpshme apo jo dhe pse bej propagande kunder vaksines po ju them se eshte e drejta ime njerezore te mendoj ndryshe dhe kjo nuk eshte propagande !
E kam shkruar me mijera here une nuk besoj tek teorite konspirative tip “lakuriqi i nates” si edhe “gabimet” qe dalin nga laburatore per te shuar njerezimin !!!
Perderisa nisi keshtu rrjedhimisht nuk besoj as tek shpikja e kesaj vaksine.
Ky eshte mendimi im.
Mundet te jete gabim ,por kuptojeni o njerez eshte mendimi im dhe jo juaji , keshtu rrjedhimisht nuk mundet te me impononi asgje , sepse mendimi ndryshe nuk eshte turp , kjo eshte demokracia dhe liria e individit !









































