Google search engine
Home Sport Shqipëria merr vendin e dytë në grup, fitore e thellë ndaj San...

Shqipëria merr vendin e dytë në grup, fitore e thellë ndaj San Marinos

0
239

Shqipëria ka fituar 5-0 ndaj San Marinos, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë, që tashmë e shikojnë veten në vendin e dytë të Grupit I, me 12 pikë, 1 pikë më shumë se ndjekësit e Polonisë dhe 2 më shumë se Hungaria. Polakët barazuan 1-1 me Anglinë, ndërsa Hungaria mposhti 2-1 Andorrën.

Për sa i përket ndeshjes së Shqipërisë, serinë e golave hapi Rey Manaj në minutën e 32-të. Katër golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Qazim Laçi që tundi rrjetën në minutën e 58-të, me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.

Serinë e golave e vazhdoi Armando Broja në minutën e 61, më pas Elseid Hysaj në minutën e 68-të dhe vulosi shifrat 5-0 Myrto Uzuni në minutën e 80-të.

Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin tetor, kur luajmë ndeshjet e kthimit ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here