Google search engine
Home Aktualitet Rrëmbehet 25-vjeçari, arrestohen autorët në Fier. Policia zbardh detajet zyrtare

Rrëmbehet 25-vjeçari, arrestohen autorët në Fier. Policia zbardh detajet zyrtare

0
259

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ndaj tyre rëndon akuza e pengmarrjes.

Njoftimi i Policisë:

E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe B. A., 40 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here