Google search engine
Home Bota Afganët në Gjermani/ Bild shkruan se çfarë pritet: Disa kanë nisur aplikimet...

Afganët në Gjermani/ Bild shkruan se çfarë pritet: Disa kanë nisur aplikimet për azil, SHBA do ti strehojë në Shqipëri dhe Ugandë, refuzojnë të largohen

0
207

Gazeta gjermane ‘Bild’ i ka kushtuar një artikull strehimit të afganëve në Gjermani. Sipas tyre, afganët nuk duan që të shkojnë në asnjë vend përveç se SHBA-së.

Sipas BILD, SHBA ka sjellë në bazën Ramstein të Gjermanisë më shumë se 34 mijë afganë. Mbi 20 mijë janë larguar drejt SHBA, por 14 mijë kanë mbetur akoma në Gjermani.

Këta të fundit kanë nisur të aplikojnë për azil në Gjermani, dhe një pjesë e tyre nuk duan të largohen më nga vendi, në përpjekjet e tyre për të nisur një jetë të re, larg luftës.

Ky lajm ka zemëruar autoritetet gjermane, pasi pakti ishte se të gjithë afganët do largohen drejt SHBA, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e tyre. Gazeta gjermane raporton se arsyeja se përse ka një shpërthim të papritur aplikimesh për azil në Gjermani lidhet me faktin se këta afganë nuk lejohen të futen në SHBA.

Gazeta thekson më tej se SHBA po planifikon t’i dërgojë këta afganë në vende të treta si Shqipëria dhe Uganda. Por ata refuzojnë një gjë të tillë, duke kërkuar strehim në Gjermani.

“Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të lëvizin disa prej tyre në vende të treta si Shqipëria dhe Uganda. Sipas informacioneve të BILD, disa nga të prekurit refuzojnë ta bëjnë këtë, kjo është arsyeja pse ata tani po përpiqen të gjejnë strehë të përhershme në Gjermani”, thuhet në lajmin e medias gjermane. BILD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here