Analisti Milaim Zeka shprehet i bindur se reputacioni e besueshmëria në popull i Albin Kurtit po bie në mënyrë të shpejtë dhe për këtë arsyeja janë vendimet e tij.
Së pari ai e cilëson si skandaloze vendimin për largimin e 12 ambasadorëve të Kosovës, duke i lënë papërfaqësuar.
“Ai po sillet si ato Kemerët e Kuq në Kambioxhia, që i kanë hedhur nga dritaret frigoriferët dhe tavolinat sepse ishin të borgjezisë. Apo si Khameini, kur Franca hoqi mbretin modern të Iranit dhe i solli ata në pushtet, apo si Enver Hoxha që nuk njohu arritjet e mbretit Zog”, tha Zeka.
Deri më tani sipas tij, 12 ambasadorët nuk janë zëvendësuar dhe ky është një skandal. “Rasti më skandal është ai i ambasadorit në Australi, i cili për tre muaj priste pasuesin dhe se nuk kishte kujt t’ia dorëzonte detyrën. Më pas njoftoi se çelësat e zyrës i la në ambasadë. Jo vetëm që është skandal, por qytetarët normal do të dilnin në protestë. Me pas investuar Vuçiç 1 milionë euro nuk ia kishte arritur qëllimit sa ia ka arritur Kurti, për 6muaj”, tha Zeka.
Më tej ai bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos pranojë për ambasador kandidaturën e kontestuar si përfaqësues të Kosovës, pasi ai sulmuar ashpër UÇK-në dhe heroin Adem Jashari.
“Albin Kurti është abuzuesi më i madh në këto 100 vite, janë dy burrat që i kanë besuar kundërshtarët politik, është Ahmet Zogu që emëroi Konicën, ambasadori. E Ibrahim Rugova që bëri Haradinajn kryeministër. Ai Kurti është duke bërë të njëjtën gjë që kanë bërë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, dhe krerët e LDK e nuk e ndoqën rrugën Rugovës”, shtoi ai. Analisti Zeka bëri thirrje që të lihen pas nacionalizmat sa i përket Open Balkan.










































