Një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë gjetur dy predha.
Mësohet se ata kanë përdorur magnet për gjetjen e tyre. Por ende nuk dihet se si italianët kanë mundur të pikasin predhat, por në momentin që i kanë konstatuar kanë njoftuar menjëherë policinë. Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të Bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.
Ndërkohë ende nuk dihet se cilës periudhë i përkasin këto dy predha pasi nuk është hera e parë që në Shkodër zbulohen të tilla. Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.









































