Google search engine
Home Aktualitet “Efekti i lumturisë”, filmi më i mirë në edicionin e 11 të...

“Efekti i lumturisë”, filmi më i mirë në edicionin e 11 të “Balkan Film Food Festival”

0
329

Festivalit i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë përfundoi edicionin e XI me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që u zhvillua në Odeonin e qytetit të Pogradecit. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se çmimi për “Filmin më të mirë” me metrazh të gjatë në “Balkan Film Food Festival” për vitin 2021 shkoi për filmin “Efekti i lumturisë” nga regjisori Borjan Zafirovski, Maqedoni e Veriut. Çmimi “Best Balkan Spirit” shkoi për filmin nga Shqipëria “Liqeni im”, me regji të Gjergj Xhuvanit. Çmimi për “Kinematografinë më të mirë” iu dha filmit me titull “Shpia e Agës”, me regji të Lendita Zeqirit. Në festival në edicionin e 11, çmimi “Filmi i shkurtër më i mirë” shkoi për filmin slloven “Bits”, me regji të Aron Horvath Botka dhe çmimi special i jurisë për animacionin shkoi për filmim nga Turqia “Boshllëku”, me regji të Berna Yildiz. Festivali nisi më datë 1 për të vijuar deri më datë 5 shtator në Pogradec. Drejtori artistik Eno Milkani para festivalit tha se këtë vit ishin në konkurrim rreth 35 filma prodhime nga vendet e Ballkanit. Milkani tregoi se filmat vinin nga shtetet Greqi, Turqi, Bullgari, Rumani, Shqipëri, Mali i Zi, Slloveni, Kroaci. Në juri këtë vit ishin Vincenzo Filippo, producent “Lupin Film Itali”, Eloise Verekeen aktore nga Franca dhe Marco Cicolini “Artinvita Festival Selector”, Itali. Në festival filmat me metrazh të shkurtër ishin të ndarë në dy seksione. Seksioni i parë dhe i dytë brenda të ndarë në nënkategori, film student, film i shkurtër i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, film dokumentar, fiction dhe filma vizatimor. “Balkan Film Food Festival” me drejtor artistik Eno Milkanin dhe drejtore ekzekutive Gerta Qurkun këtë vit solli dhe shtatë filma nga studentët e gazetarisë së Elbasanit dhe të Shkodrës, në bashkëpunim me USAID.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here