Zbardhen emrat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët duhet që të lënë detyrën në dhjetor. Të premten, Prokuroria e Përgjithshme, mbylli garën për vakancat në KLP dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Gjykata e Lartë për vakancat në KLGJ. Por cilët janë emrat që do të mbyllin detyrën në dy organet e sistemit të drejtësisë? Emrat e anëtarëve të cilët në dhjetor pritet që të mbyllin detyrën në KLGJ janë Medi Bici, Ilir Toska, Erjon Muharremaj, Brunilda Kadi dhe Maksim Qoku. Ndërkohë, në një njoftim të bërë Gjykata e Lartë, ka zbardhur emrat e emrave që kanë shfaqur interes për të qenë anëtarë në KLGJ. Ata janë Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë, Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë, Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër, Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë, Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në njoftim e bërë nga gjykata bëhet më dije se, nga ana e administratës së Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionin përkatës, do të kryhet verifikimi i kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpallja e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.
Parashikimet ligjore
Sipas ligjit, Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve zgjedh 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas raportit të mëposhtëm: tre prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të shkallës së parë. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të shkallës së parë jashtë Tiranës; dy prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të Apelit. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një
Gjykatë të Apelit jashtë Tiranës; një prej të zgjedhurve është gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Por këtë herë do të zgjidhen vetëm 3 pasi 3 të tjerë e mbyllin mandatin në vitin 2023.
Largimet nga KLP
Ndërkohë, sa u takon emrave që do të largohen nga KLP pasi i mbaron mandati 3-vjeçar në dhjetor janë: Gent Ibrahimi, Sandër Beci, Kostaq Beluri, Vatë Staka, i cili mori mandatin e lënë nga Antoneta Sevdari, Moisi Dudën i cili zëvendësoi Arben Dollapajn, pasi u shkarkua nga vetingu. Ndërkohë, sa u takon vakancave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, u bë me dije pak ditë më parë se kanë aplikuar 5 prokurorë për të qenë pjesë e KLP. Ata janë Deniona Katro, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Zeqir Hoda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë dhe Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës. Nga ana tjetër edhe Kuvendi pritet të zëvendësojë nga 2 emra në secilin institucion.
Anëtarët e KLGJ që largohen në dhjetor
1. Medi Bici
2. Ilir Toska
3. Erjon Muharremaj
4. Brunilda Kadi
5. Maksim Qoku
Anëtarët e KLP që largohen në dhjetor
1. Gent Ibrahimi
2. Sandër Beci
3. Kostaq Beluri
4. Vatë Staka, mori mandatin e lënë nga Antoneta Sevdari
5. Moisi Duda, zëvendësoi Arben Dollapajn






































