Google search engine
Home Bota “Angela Merkel është e mirëpritur në Kabul”/ Talebanët ftesë publike kancelares gjermane,...

“Angela Merkel është e mirëpritur në Kabul”/ Talebanët ftesë publike kancelares gjermane, tregojnë planin e tyre: Ne do t’i hapim rrugën kësaj …

0
239

Një zëdhënës i talebanëve ka deklaruar se ata janë të gatshëm për të mirëpritur kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Zabidullah Mujahid ka deklaruar: “Ne do ta mirëpresim ngrohtësisht zonjen Merkel në Kabul”, duke i bërë një ftesë publike kancelares.

“Ne duam një mjedis të sigurt këtu në Afganistan, i cili është i pranueshëm për të gjitha vendet e botës. Ju duhet të na vizitoni dhe Angela Merkel do të ketë një pritje shumë të ngrohtë”, tha ai.

Më tej ai tha se Gjermania mund të ndihmonte në fushën humanitare dhe të nisë sipërmarrësit e saj të investojnë në Afganistan.

“Përveç kësaj, qeveria gjermane mund të inkurajojë sipërmarrësit e saj të investojnë në vendin tonë. Ne do t’i hapim rrugën kësaj dhe do të sigurojmë sigurinë e tyre ”, shton ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here