Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama thotë se opozita dhe LSI janë përgjegjëse për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Lidhur me vendimin për largimin nga çdo post drejtues i LSI, Luan Rama tha se qëndrimin ia ka bërë me dije edhe kryetares Monika Kryemadhi, e cila e ka mirëkuptuar.
Rama tregon se nuk e njoftoi Ilir Metën për largimin nga partia. Ai thotë se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin teksa e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra.
“Me zonjën Kryemadhi kam komunikuar më parë. Ia kam bërë të njohura me detaje arsyet e largimit dhe i kam kërkuar të më mirëkuptojë dhe ajo është shprehur me korrektesë se më mirëkupton”- u shpreh ai.







































