Google search engine
Home Politike Spartak Ngjela: Sali Berisha po i shpall luftë Amerikës njësoj si Enver...

Spartak Ngjela: Sali Berisha po i shpall luftë Amerikës njësoj si Enver Hoxha, drejtësia e re nuk do e kursejë, as të majtët nuk do të kenë shpëtim

0
321

Avokati i njohur Spartak Ngjela, e ka krahasuar ish-kryeministrin Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ka bërë edhe një krahasim të vendit gjatë periudhës së komunizmit dhe gjendjes aktuale, Ngjela u shpreh se korrupsioni në vend është si pasojë e tiranisë së diktatorit Hoxha. Ai theksoi, se ish-kryeministri Sali Berisha i ka shpallur Amerikës luftë njësoj si diktatori Enver Hoxha.“Korrupsioni i lartë shtetëror dhe aktual në Shqipëri, është rrjedhojë psikologjike e tiranisë së Enver Hoxhës, sepse është me të njëjtin qëndrim ndaj zhvillimit të Shqipërisë. Prova e parë në këtë përcaktim është antiamerikanizmi Hoxha-Berisha. Kurse, në një aspekt historik, kuptohet si provë, se korrupsioni aktual është një bashkësi antishqiptare sipas konceptit matematik të bashkësive. Në matematikë një bashkësi e caktuar, kuptohet si një tërësi objektesh, që kanë një veti apo një tipar të përbashkët. Duke u nisur nga ky koncept matematik konkludojmë se, banditët e Enver Hoxhës dhe të korruptuarit e sotëm janë një bashkësi historike në vijimësi, se këta kanë si tipar të përbashkët grabitjen e vlerave monetare të shqiptarëve në interes të pushtetit të tyre personal”, tha ai. Avokati Ngjela, u shpreh se për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi nga korrupsioni Amerika vendosi për të filluar reforma në drejtësi. Ai theksoi, se ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit të cilët janë pranë tij do të goditen më fort nga drejtësia. “Kjo ka qenë Shqipëria dhe, për ndryshimin e kësaj gjendjeje, amerikanët vendosën të aplikonin reformën në drejtësi. Që nga ky moment, pikërisht për këtë, në Shqipëri ka filluar lufta midis korrupsionit të lartë shtetëror dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani në krye të kësaj lufte antiamerikane janë të korruptuarit më të rrezikuar: Sali Berisha dhe i gjithë grupi i tij”, deklaroi Ngjela.

Ngjela: Reforma do godasë të dy krahët politikë

Sipas avokatit Spartak Ngjela, reforma në drejtësi do të godasë në të dy krahët politikë, duke përfshirë edhe Partinë Socialiste. Ai theksoi se, qytetarët shqiptarë janë duke pritur që kjo të ndodhë. “Por, reforma e paraqitur nga Uashingtoni dhe Brukseli, në thelbin e vet, kuptohet mirë që, si metodë, ka faktin që, me goditjen penale drastike kundër korrupsionit të lartë shtetëror, në të dy krahët e politikës aktuale në Shqipëri, të likuidojë me ligj dhe proces të drejtë penal, të gjithë bashkësinë e individëve të korruptuar, që po vijon t’i marrë frymën popullit shqiptar. Ky proces ligjor, goditës antikorrupsion, sigurisht që është numri natyror që do ta sjellë në fund bashkësinë historike dhe korruptive në Shqipëri. Dhe sigurisht që shqiptarët, kudo ku janë në atdhe apo jashtë atdheut, këtë po presin, se ky do të jetë shpëtimi i tyre historik”, tha avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here