Ndeshjet e para eliminatore të kësaj faze në kualifikueset e Botërorit “Katar-20222”, po nxjerrin në pah dobësitë e disa prej skuadrave të mëdha europiane, që llogariteshin edhe si top0-ekipet e momentit në botë. Kështu, pranohet gjerësisht tashmë se Franca është në krizë serioze dhe përfaqësuesja e “gjelave” francezë po shkon nga dështimi në dështim, kështu që zhgënjimi i Europianit nuk ishte rastësor. Pas Kampionatit Europian, ku u eliminua në 1/8 nga Zvicra, duhej të ishte ndeshja e reagimit, për të treguar menjëherë se dështimi në Europian, ku dolën nga skena në 1/8-ave nga Zvicra, ishte vetëm një aksident. Por ndërkohë barazimi me Bosnjën në eliminatoret e “Katar 2022”, konfirmon se Franca, kampione në fuqi e Botës, po përjeton një farë krize identiteti, të pasqyruar në gabimet teknike si në golin e Xhekos. Me pak fjalë, nuk është më skuadra që dukej se do të dominonte çdo kundërshtar, duke shpalosur një formacion për t’u patur zili nga çdo klub i madh. Edhe “yjet” e Deshamp “qajnë” dhe mediat franceze nuk janë aspak të buta me ta. Duke nisur nga prestigjiozja “L’Equipe”, që nënvizon se si 1-1 i Strasburgut është në të njëjtën linjë me dështimin në Europian. Sipas saj, Franca është kthyer në një skuadër pa jetë, pa një flakë të brendshme, që nuk ndryshon dot hapin dhe e gozhduar kështu në barazimin e 4-t radhazi. Diçka që nuk ndodhte që nga epoka “Domenech”. Natyrisht një hap pas për Deshamps, që nga hiri i asaj epokë dhe pas një periudhe të Lorent Blank në stol, rindërtoi një kombëtare që u ngjit në çatinë e botës në 2018-ën. Mediat franceze shkruajnë për një zhgënjim të përgjithshëm, pak intensitet, pak presing, qarkullim të ngadaltë të topit”. Franca po demonstron, sipas tyre, kufij, e megjithatë, për momentin, mbetet e para në grupin e saj. Është e sigurt me 4 pikë diferenca nga Ukraina, që barazoi 2-2 me Kazakistanin, por që të shtunën sfidon pikërisht blutë në kërkim të një identiteti të ri. Ndërkohë, një afrim i Zidanit në krye të “gjelave” francezë është i mundur. Madje disa media, duke dashur të ngrenë shikueshmërinë, thonë se pas kësaj gjendje amullie e të rënduar qëndron pikërisht Zidane, i cili pëlqehet dhe dëshirohet nga futbollistët. Nëse Franca do të dështojë në të tri takimet e kësaj periudhe në eliminatoret e Botërorit, atëherë Zidani pret tek dera, vetëm që të shfaqet si trajneri i ri. Megjithatë, Deshamps i ka mohuar këto zëra, për momentin.








































