LSI dhe PD duket se do të jenë të ndara në Parlament. Javën që vjen mbahet seanca e parë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë takim apo koordinim mes këtyre dy partive, por dje ka dhënë sinjale edhe Petrit Vasili, se kemi një krisje. Në një studio televizive ai u pyet mbi kërkesën e Bashës për të ndryshuar Kushtetutën dhe zhbërë ndryshimet e vitit 2008 të reformës zgjedhore. Por ai ka dalë kundër, duke thënë se fokusi duhet t jetë 25 prilli dhe jo reformat. “LSI dhe PD janë dy parti në opozitë. Për LSI është i pakthyeshëm dhe gur prove qëndrimi ndaj 25 prillit sepse ka prodhuar një qeveri ilegjitime sepse ka lindur mbi zgjedhje të blera. Pa zgjidhur këtë çështje, punësimet, veprimet e administratës publike, sjelljen selektive të policisë. PD ka rekordet e veta por unë po flas për LSI. Pa zgjidhur këto probleme nuk mund të ketë asnjë veprim të mëtejshëm dhe s’mund të flitet për reforma. Përndryshe do i jepnim legjitimitet një qeverie që nuk e ka”, tha ai. Nga ana tjetër LSI duket se është e gatshme të bashkëpunojë me PD. Ndërkohë vetë demokratët janë kundër një lëvizje të tillë. “Ka një objektiv madhor që është 25 prilli. Parlamenti do të bëjë në mënyrë të qartë qëndrimin e tij dhe mund të kontrolloni koherencën. Basha e kishte fokusin te 25 prilli në deklaratën e tij dhe këtu ka koherencë. Beteja për 25 prillin e forcon opozitën dhe që nuk bën kompromis dhe të gjithë shqiptarët shikojnë se opozita është e bashkuar. Koalicioni i shitjes së votës duhet të marrë fund, përndryshe Shqipëria do bëhet vend i pajetueshëm për shqiptarët”, tha Vasili. Ndërkohë ai e ka përjashtuar si mundësi bashkëpunimin me kryeministrin Rama. “Me PS ne jemi ulur në tavolinë më qershor 2021 për reformën zgjedhore dhe eksperienca ishte dështim total sepse Rama është njeri që nuk ka luajalitetin që rregullon sjelljen në politikë është një batakçi që atë që thotë sot e ç’bën nesër. Kjo është ngjarje nga e cila duhet të nxirrnim mësim”, tha ai.








































