Një mega-operacion i finalizuar disa ditë më parë nga policia shqiptare, spanjolle dhe gjermane në territorin e Spanjës ku ranë në pranga 107 persona ku disa prej tyre ishin shqiptar.
Të tjera detaje janë zbardhur, ku mësohet se mes tyre ka qenë edhe kreu i grupit, Stefan Curri me origjinë nga Puka. Ky i fundit bashkë me familjarë të tij, rekrutonin të rinj nga vendlindja e tyre por edhe nga Mirdita për t’u bërë pjesë e botës së krimit, duke i punësuar si roje në të ashtuquajturat shtëpi bari.
Curri kujdesej që t’u paguante gjithçka, përfshirë edhe biletën e avionit, të rinjve që rekrutonte, lëvizje këto që janë zbardhur të gjitha nga hetimi i autoriteteve spanjolle dhe atyre shqiptare.
Në konferencën mes drejtorëve të policisë, ka qenë dhe Ardi Veliu i cili ka thënë se këto operacione nuk do të ndalonin dhe do të hetoheshin pasuritë që personat e përfshirë mund të kenë në Shqipëri.









































