Google search engine
Home Aktualitet Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë, gushti mbyllet me mbi 10 mijë...

Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë, gushti mbyllet me mbi 10 mijë vizitorë

0
589

Muzeu Historik dhe Etnografik, Krujë janë destinacione të preferuar për vizitorët. Edhe muaji gusht ka vijuar me interesin e vizitorëve ndaj muzeve. “E mbyllim muajin gusht me mbi 10.000 vizitorë”, bëhet me dije te faqja e Muzeut Historik dhe Etnografik, që ka publikuar dhe një video me vizitorë në Facebook. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inauguruar më 1 nëntor 1982,ndërtuar në kështjellën e Krujës,në të majtë të hyrjes së saj. Muzeu është ndërtuar në Krujë për faktin se ajo ishte qendër e epopesë shqiptare të shekullit XV kundër osmanëve dhe emri i saj bëhet i njohur në gjithë Evropën. Dështuan tre rrethime (1450,1466,1467)dhe osmanët e morën kalanë vetëm në vitin 1478. Ndërtesa ka karakterin e një memoriali. Në zgjidhjen arkitektonike të jashtme shquhen dy vëllime kryesore,pjesa e shtrirë horizontale me sallat e mëdha kryesore dhe pjesa me theksim vertikal e trajtuar si kullat shqiptare të veriut. Hapësirat e brendshme janë zgjidhur në mënyrë që mjediset të ndërthuren duke krijuar një hapësirë të vetme të pandërprerë, ashtu siç është përmbajtja e historisë së paraqitur. Historia ,arkitektura dhe arti përbëjnë një të vetme. Muzeu hapet me një grup skulpturor që paraqet Gjergj Kastriotin në mes të popullit. Muzeu Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë. Në 10-12 mjediset e saj, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100 për qind janë funksionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here