Google search engine
Home Politike “Më thanë që Taulanti ishte nxirë në fytyrë”/ Kastriot Islami nxjerr prapaskenat...

“Më thanë që Taulanti ishte nxirë në fytyrë”/ Kastriot Islami nxjerr prapaskenat nga selia rozë dhe parashikon të ardhmen e errët për Ballën: E ka herën e fundit si…

0
268

Taulant Balla gjatë këtij mandati të tretë qeverisës do të jetë vetëm kryetar të grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Rama emëroi Damian Gjiknurin.

Nisur nga kjo lëvizje, ish-deputeti Kastriot Islami parashikon një fat të errët për të ardhmen e Taulant Ballës.

“Ka caktuar Damian Gjiknurin sekretar të Përgjithshëm të vjedhjes së votave. Janë të gjitha veprime irracionale, makjavelike dhe perverse. Është e pamundur ti shpjegojë njeri. Ka vënë Damian Gjiknurin sekretar të Përgjithshëm, ka vetëm një njeri, e merr në telefon ose e thërret në zyrë dhe i thotë: Shko vidh votat, mendo si do të vidhen votat në mandatin e katërt.

Merret Damiani me këtë punë. Më përpara e kishte në Dibër ose në Vlorë, duhet ti thoshte sekretarit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm ti thoshte Damianit, tani e ka direkt. Dhe e dyta, meqenëse Damianin e ka vënë këtu, kam përshtypjen se Taulanti e ka herën e fundit për të qenë deputet, mendoj unë të paktën. Taulantit i ka hequr vështrimin dhe ai është mërzitur nga kjo gjë. Se po ta kishte thirrur në zyrë dhe ti kishte thënë: Taulant mos u mërzit, ti nuk do të kesh të dyja detyrat por do të kesh një… Sepse ka pasur një rregull.

Sekretari i Përgjithshëm është dhe kryetar grupi, ai e ka ndarë këtë. Më thanë që Taulanti ishte i nxirë në fytyrë dhe është normale sepse i ka prerë telefonatën. Taulantin e ka goditur sepse nuk është më i rëndësishëm në Elbasan, ka marrë një reagim negativ. Votat nga PS mund ti marrë kushdo, nuk ka marrë ndonjë votë më tepër jashtë saj. Duke qenë drejtues qarku në Elbasan dhe kryesori nuk është problem për tu thënë strukturave. Ka dhe një xhelozi tjetër që ka krijuar Edi Rama, që u bë ky njeri që nuk do me e pa me sy Elbasani, sepse nuk matet nga votat, votat nuk tregojnë asgjë.

Tha se të gjithë ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë në qeveri, pse nuk e bëri këtë. Vijnë sinjalet që Taulanti që është marrë shumë me korrupsion dhe është njeri i urryer në Elbasan, Taulanti është njeri i urryer në parti sepse ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ka bërë emërime, kanë ardhur llafe se ky është bërë me lekë, ai është bërë me lekë, qahen dhe ankohen njerëzit. Këtë tjetrin e ka hequr nga Vlora se këtë e urrejnë në Vlorë me veprimet që ka bërë në lumin e Vlorës, në bregdet, me pasuritë, pronat.”, tha Islami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here