Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me PD-së për të diskutuar një nga shtyllat kryesore të aksionit të opozitës që është ndryshimi i Reformës Territoriale. Ai tha se është i gatshëm që sot, për ta bërë një gjë të tillë, duke konfirmuar gatishmërinë e tij për një “bashkëpunim”, me opozitën për Reformat kryesore të vendit.
“Ne themi se duhet të kemi më pak bashki, ata më shumë. Megjithatë jemi të gatshëm që të ulemi me opozitën për reformën teritoriale që tani”, tha Rama në Opinion.








































