Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë shpërtheu në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Pamjet më poshtë janë nga kamerat e sigurisë të karburantit aty ku mori flakë makina në ecje.
Siç shihet, mjeti mori flakë sapo u nis. Dallohet që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri dalin me vrap nga makina mirëpo sipas policisë ato kanë pësuar djegie në trup.
Mjeti në flakë ishte ende i ndezur ndaj ka përfunduar në kanalin që ishte pranë. Mësohet se ka qenë bombula e gazit ajo e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar panik tek personat që ishin dëshmitarë.









































