Google search engine
Home Politike Merr fund klani shqiptar i drogës në Spanjë, Bledi Çuçi del me...

Merr fund klani shqiptar i drogës në Spanjë, Bledi Çuçi del me paralajmërimin e fortë: Nuk ka mbaruar me kaq

0
282

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë një reagim lidhur me operacionin e policisë spanjolle ku u arrestuan 107 persona për trafik të lëndëve narkotike, një pjesë e të cilëve me origjinë shqiptare. Ai thotë se hetimet nuk do të ndalen këto pasi do të vijojë me hetimit e burimit të pasurive në Shqipëri të personave të implikuar.

“Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here