Google search engine
Home Politike Lefter Koka lë karrigen e deputetit, ja kush e merr mandatin e...

Lefter Koka lë karrigen e deputetit, ja kush e merr mandatin e tij në Durrës

0
263


Lefter Koka ka hequr dorë nga mandati i deputetit të PS në Durrës. Koka shkruan në një status në FB se vendimi i tij i është njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa thekson se e ka përmbyllur ciklin e tij politik.

Për Kokën, rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpunëtorët që e bënë fitues për vite me radhë.

Deri në vitin 2019, Lefter Koka ishte deputet i LSI ndërsa ka shërbyer në qeverinë ‘Rama I’ edhe si ministër i Mjedisit. Në vitet 2003-2007 ai ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Durrësit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Koka fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS pasi garonte si i 7-ti në qarkun e Durrësit para kryeministrit Edi Rama.

Nderkohe qe me vendimin e fundit, dhe duke ruajtur raportet gjinore, pritet qe mandati i deputetit t’i kaloje të 9-ës në listë, Ana Dhamos.

Dhamo lindi në vitin 1985 dhe është me profesion juriste. Duke parë listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës, rezulton se emri i Dhamos vjen pas atij të kryeministrit Edi Rama, dhe rrjedhimisht futet në Parlament.

Një rastësi është se ky lajm i mirë për Dhamon vjen dhe një ditë para ditëlindjes së saj, pasi nesër juristja mbush 36 vjeçe.

36-vjeçarja ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali. Në tetor të vitit 2010 përfundoi studimet e ciklit 5 -vjeçar në Fakultetin e Drejtesisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”, po në Italia.

Në vitin 2015, Ana Dhamo iu bashkua politikës dhe u zgjidh si një nga anëtaret e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Dhamo është gjithashtu pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës, që nga viti 2014.

Në vitin 2020, ajo u vu në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës. Ndërsa sot, pas gjashtë votesh karrierë, Dhamo i ka ngjitur shpejt shkallët në karrierë duke u bërë dhe pjesë e Parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here