Google search engine
Home Sport “Pushtove botën dhe u riktheve në shtëpi”/ Pele merr vëmendje me komentin...

“Pushtove botën dhe u riktheve në shtëpi”/ Pele merr vëmendje me komentin që i bën Ronaldos, portugezi i përgjigjet: Është gjithmonë një…

0
221

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht futbollist i Manchester United. Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi anglez dhe Juventus dolën me njoftim zyrtar për këtë transferim sensacional të kësaj merkatoje verore. Rikthimi te klubi ku Ronaldo spikati si ndër më të mirët në botë në periudhën 2003-2009 ka marrë bekimin e Pele-s.

Legjenda braziliane komentoi në postimin që Cristiano Ronaldo i kushton rikthimit të tij në Manchester: “Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të pushtosh botën dhe të kthehesh në shtëpi. Ji gjithmonë i lumtur, Cristiano”. Natyrisht, komenti i Peles nuk trajtohet nga Cristiano si komenti i ndonjë tifozi. Me gjithë respektin e duhur, futbollisti portugez gjeti kohën për t’iu përgjigjur Pele-s. ”

“Është gjithmonë shumë mirë të kthehesh në një shtëpi ku tashmë kemi qenë të lumtur. Faleminderit për mbështetjen tuaj, Pele”. Ishte koment i Ronaldos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here