Google search engine
Home Bota ‘Dola me shpejtësi jashtë, u tmerrova’, tërmeti i fortë godet Italinë/ Reagon...

‘Dola me shpejtësi jashtë, u tmerrova’, tërmeti i fortë godet Italinë/ Reagon kryebashkiaku: Në dhomën e gjumit dëgjova gardërobën të… /Qytetarët dalin të frikësuar nga shtëpitë dhe mbushin rrugët

0
307

Bregdeti verilindor i Sicilisë në brigjet e Cefalù, në provincën e Palermos janë ndjerë goditje të fuqishme tërmeti me magnitudë 4.3 dhe në një thellësi prej 6 kilometrash.

Sipas mediave italiane, tërmeti u pasua nga dy tërmete, njëri me magnitudë 2.0 në 6.23, tjetri me magnitudë 2.2 në 6.39.

Tërmeti u ndje shumë nga qytetarët e brezit bregdetar, por për fat nuk shkaktoi dëme në njerëz apo sende. Thirrjet e shumta drejtuar zjarrfikësve të regjistruara me disa persona të cilët, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë të frikësuar.

“Dëgjova raftin teksa lëvizte me shpejtësi. Dola me shpejtësi jashtë, u tmerrova”, tha një qytetar.

“Në dhomën e gjumit dëgjova gardërobën duke vallëzuar“, tha kryebashkiaku i Cefalù Rosario Lapunzina, i cili pas disa telefonatave të kontrollit u sigurua. Tronditja u ndje në intensitetin e saj veçanërisht në Campofelice di Roccella, Lascari dhe Gratteri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here