Google search engine
Home Aktualitet Gjendet një nga dy fuoristradat e vjedhura në Sarandë, mister fati i...

Gjendet një nga dy fuoristradat e vjedhura në Sarandë, mister fati i ‘Range Rover’-it tjetër. Zbardhet destinacioni

0
256

Gjendet në Gjirokastër një nga dy fuoristradat ‘Range Rover’ të vjedhura në Sarandë. Mjeti është gjetur në një fshat te Gjirokastrës.

Ka qenë një çoban i zonës që ka njoftuar policinë. Mjeti pasi ishte vjedhur në Sarandë, kishte kaluar nga Borshi dhe përmes maleve kishte dalë në afërsi të Tepelenës e më pas ishte kthyer në Gjirokastër, duke përdorur gjithnjë rrugë rurale.

Burimet bëjnë me dije se mjeti rezulton në pronësi të një shtetasi nga Tepelena. Aktualisht po hetohet për zbulimin e autorëve të vjedhjes. Ndërkohë enigmë mbetet ende fati i një tjetër ‘Range Rover’ të vjedhur pak kohë më parë në Sarandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here