Google search engine
Home Sport Shorti i Champions League, Milani i pafat, përplaset me “titanët” në grupin...

Shorti i Champions League, Milani i pafat, përplaset me “titanët” në grupin B

0
204

Shorti i UEFA Champions League dhuron emocione, por njëherësh paralajmëron përplasje titanësh në çdo grup, veçmas në grupin B. Kështu, në një mbrëmje gala në Stamboll, UEFA ka hedhur edhe shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa goglat kanë ofruar përballje spektakolare që në fillim. Kështu Mançester Siti është në të njëjtin grup me Paris San Zhermen dhe mund të shohim menjëherë një përballje Mesi-Ronaldo, nëse anglezët arrijnë të blejnë yllin portugez. Atletiko e Madridit është në të njëjtin grup me anglezët e Liverpulit, Interi ka gjetur sërish Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetsk, ashtu si sezonin e kaluar, ndërsa Juventusin goglat e kanë vendosur bashkë me kampionët në fuqi të Çelsit. Aspak me fat Milani, që rikthehet në Ligën e Kampionëve me një grup mjaft të vështirë, pasi do t’i duhet të përballet me klube si Atletiko Madrid, Liverpul e Porto. Ndërkohë, referuar medieve portugeze që shkruajnë bazuar në informacion pranë lojtarit, Kristiano Ronaldo po i afrohet çdo moment e më shumë transferimit te Mançester Siti. Nga Spanja, AS bën me dije se sulmuesi ka arritur marrëveshjen me Mançester Siti për pagën dhe gjatësinë e kontratës. Nga ana tjetër kjo medie bën me dije se Juventusi dhe Mançester Siti po negociojnë për lojtarin që do zbarkojë në Torino në kthim. Mançester Siti pretendon të përfshijë Sterling, por Juventus do një sulmues qendre dhe ka zgjedhur Gabriel Jesus. Ndërkohë, një tjetër burim pretendon se ka marrëveshje mes të gjitha palëve dhe Ronaldo do kalojë te Mançester Siti. Këtë lajm e bën të ditur Gonçalo Lopes, gazetar portugez, por mbetet të shihet nëse lajmi do konfirmohet nga mediet e mëdha.

Shorti i grupeve në Champions League

Grupi A: Mançester Siti, PSG, Leipzig, Klube Bruzh

Grupi B: Atletiko Madrid, Liverpul, Porto, Milan

Grupi C: Sporting, Dortmund, Ajaks, Beshiktash

Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sherif Tiraspor

Grupi E: Bajern, Barcelona, Benfika, Dinamo Kiev

Grupi F: Mançester Junajtid, Vilareal, Atalanta, Jang Bojs

Grupi G: Lilë, Sevilja, Salzburg, Volfsburgu

Grupi H: Çelsi, Juventus, Zenit, Malmo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here