Google search engine
Home Aktualitet Mevlan Shanaj: Për filmin duam bord shqiptar në QKK, të huajt nuk...

Mevlan Shanaj: Për filmin duam bord shqiptar në QKK, të huajt nuk i njohin kaq mirë sa ne problematikat e dramaturgjisë

0
230

Qendra Kombëtare e Kinematografisë bëri me dije për kineastët ndryshimet në rregulloren e saj. Në faqen e QKK rregullorja parashikon kriteret për anëtarët e Këshillit Miratues të Projekteve (KMP), votimi, etj. Ndryshimet u publikua pas mbledhjes, që u bë më parë me përfaqësues të shoqatave të kineastëve. Mevlan Shanaj, kryetar i shoqatës “Lumiere” shprehet se nuk është dakord me formulën me të huajt në KMP. Shanaj thotë se qëndrimi i shoqatës mbetet i pandryshuar. “Ne si shoqatë nuk pajtohemi me përbërjen e bordit me tre të huaj. Edhe te rregullorja e re, ne si shoqatë nuk pajtohemi me formulën”, thotë Shanaj. Kryetari i shoqatës “Lumiere” Mevlan Shanaj shprehet se dhe në mbledhjen e mëparshme që u zhvillua në QKK është shënuar me firmë kundërshtimi i tyre. Sipas tij, të huajt shohin problemet ekzotike. “Dramaturgjia shqiptare dhe problematika njihet më mirë nga krijuesit shqiptarë dhe do realizohet nga shqiptarët për shqiptarët. Më mirë se krijuesit shqiptarë nuk mund të prekin të huajt. Të huajit shikojnë problemet ekzotike mendoj, më shumë se problemet sociale. Ne për filmin shqiptar duam bord shqiptar”, thotë Shanaj. Në mbledhjen e bërë më parë në QKK me përfaqësues të shoqatave të kineastëve u diskutuan kërkesat për anëtarët e bordit shqiptar.  Mevlan Shanaj kreu i shoqatës “Lumiere” thotë se më parë kishte kundërshtar, që anëtarët e bordit shqiptar të kishin në CV pjesëmarrjen në festivale të kategorisë A. “Kjo pasi ne nuk para kemi aq pjesëmarrës në festivale A sa për të zgjedhur. Kështu që të konkurrojnë krijues me reputacion pa specifikime kushtëzuese”, pohon ai.

 Ndryshimet në rregullore

 Në rregullore e re të QKK, nënpika A/2 e nënkapitullit I dhe kapitullit IV, këshillat dhe komisionet thuhet se anëtarët e KMP duhet të jenë personalitete të fushës së artit dhe kulturës, shtetas të huaj, të cilët janë vlerësuar për kontributin e tyre në kinematografi dhe që plotësojnë këto kritere: a-Të kenë realizuar jo më pak se tre filma artistikë, nga të cilët një të jetë pranuar në konkurrim zyrtar në një festival kompetitiv ( kategoria A); b- Të mos kenë precedentë penalë; c-Të kenë figurë të pastër etike.”. Kandidaturat për anëtarë të KMP me shtetësi shqiptare, duhet të jenë personalitete të fushës së artit dhe kulturës, të cilët janë vlerësuar për kontributin e tyre në kinematografi dhe që plotësojnë këto kritere: a-Të kenë realizuar jo më pak se dy filma artistikë, nga të cilët të paktën njëri të ketë marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare filmi, etj. Shoqatat e kineastëve kanë të drejtë të propozojnë deri në dy kanditatura shtetas shqiptarë, të cilat në rast se plotësojnë kriteret, do ti nënshtrohen votimit.”. Te këshillat dhe komisionet shtohet pika 11/1 dhe 11/2 me këtë përmbajtje: “11/1. Pas përfundimit të votimit në rast se konstatohen kandidatë me numër të barabartë pikësh një burrë dhe një grua, do të konsiderohet fituese kandidatja grua. 11/2. Pas përfundimit të votimit, në rast se konstatohen kandidatë me numër të barabartë pikësh dy burra, ose dy grua, atëherë do të bëhet rivotim vetëm për anëtarët/et me pikë të barabarta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here