Google search engine
Home Aktualitet Mbërrin grupi i parë me rreth 121 afganë në Shqipëri, mes tyre...

Mbërrin grupi i parë me rreth 121 afganë në Shqipëri, mes tyre shumë gra dhe fëmijë

0
227

Ka mbërritur në orën 03:15 grupi i parë me rreth 121 afganë mes tyre 11 foshnja në aeroportin  Nënë Tereza. Grupi i parë i nisur nga Kabuli ka bërë një zbritje në Tbilisi të Gjeorgjisë për tu nisur më pas drejt Shqipërisë. Sipas gazetares Dorjana Bezat, afganët kanë mbërritur me një avion civil dhe ka zbritur në zonën ushtarake të aeroportit. Aktualisht  i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale.

Afganët do të strehohen në struktura hoteliere, ndërsa do t’i nënshtrohen kontrolleve mjeksore në stendat e ngritura posaçërisht në rinas.

Afganët e mbërritur tashmë në vendin tonë, një numër i konsiderueshëm prej tyre janë gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga vendi i tyre pasi rrezikoheshin nga talebanët.

Qytetarët afganë janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.

Kryeministri Rama ka thënë me herët se në shqipëri mund të strehohen deri në 4000 afganë, Durrësi, Tirana dhe Berati janë vendet e mundshme pritëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here