Google search engine
Home Lifestyle Historia që po bën xhiron e botës/ Në Afganistan mbante postin e...

Historia që po bën xhiron e botës/ Në Afganistan mbante postin e lartë shtetëror, njihuni me ish-ministrin afgan që sot jeton në Gjermani dhe bën punën që nuk e kishte imagjinuar kurrë

0
231

Dikur ka qenë ministër i Komunikimit në Afganistan, por sot shtetasi afgan Seed Sadaat punon si korrier në Gjermani.

Ish-ministri afgan që u vendpos në gjermani në shtator të viti të kaluar tregoi për Reuters, se në vendin e tij të origjinës është kritikuar shumë për punën e tij të re dhe kjo për shkak se ka shërbyer më parë për qeverinë afgane, detyrë të cilën e la në vitin 2018.

Ai u shpreh se tashmë për atë një punë edhe thjesht një punë dhe asgjë më shumë.

I veshur në uniformën e tij portokalli të punës dhe pranë biçikletës, 49-vjeçari tha se nuk ka përse të ndihët në faj për vendimet e tij. 

“Unë shpresoj që edhe politikanë të tjerë të bëjnë po të njëjtën gjë, të ndjekin rrugën time për të punuar sesa të fshihen.”, tha ai.

Historia e tij u vu në fokus të mediave, pas kaosit që ka “shpërthyer” në vendin e tij nga marrja nën kontroll e talebanëve.

Tani familja dhe miqtë e tij duan gjithashtu të largohen nga vendi i prejardhjes së tyre dhe t’i bashkohen afganëve të tjerë të evakuuar drejt vendeve të sigurta.

Rruga që zgjodhi Sadaat, nuk ishte aspak e lehtë. Ai “luftoi” shumë kohë për të gjetur një punë që t’i përshtatej edhe përvojës së tij, por shanset e tij gjithnjë edhe pakësoheshin.

“Gjuha në çdo punë ishte shumë e rëndësishëm dhe unë nuk e dija”, tha ai.

Çdo ditë ai shkon në një shkollë ku mëson dhe praktikon gjuhën gjermane, ndërsa më pas i hipën biçikletës dhe fillon punë.

“Ditët e para ishin emocionuese, por të vështira,” tha ai, duke përshkruar sfidën e të mësuarit të biçikletës në trafikun e qytetit.

“Sa më shumë që dilni dhe sa më shumë shihni njerëz, aq më shumë mësoni,” shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here