Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Shtepëz, në Gjirokastër.
Mësohet se zjarri është pranë ish-depove të municioneve ushtarake të Divizionit ‘Labëria’ dhe po përhapet frikshëm në pjesën e kodrës.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe është vendosur në dy vende.
Forcat zjarrfikëse janë në vend ngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.









































