Wall Street Journal raporton se të paktën 60 afganë u vranë në shpërthim. Shpërthimi çoi gjithashtu në vdekjen e katër marinsave amerikanë.
“I dërguari në Kabul i tha stafit të ambasadës atje, se katër marinsa amerikanë u vranë në sulmin në aeroportin e qytetit dhe tre u plagosën. Një zyrtar i lartë shëndetësor afgan tha se numri i të vdekurve në mesin e civilëve lokalë ishte 60, me shumë të tjerë që luftonin për jetën e tyre. Në kohën e sulmit, portat e aeroportit ishin të mbushura nga mijëra afganë të cilët kishin frikë nga persekutimi nga talebanët sepse kishin ndihmuar përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në vend gjatë dy dekadave të fundit”, shkruan Ëall Street Journal.









































