Google search engine
Home Bota Gjermania përfundon misionin në Afganistan, trupat e fundit ushtarakë largohen me urgjencë...

Gjermania përfundon misionin në Afganistan, trupat e fundit ushtarakë largohen me urgjencë pas sulmeve me bombë

0
255

Gjermania ka përfunduar misionin në Afganistan. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer e cila tha se aeroplani dhe trupat e fundit ushtarake gjermane kishin mbërritur në Tashkent, Uzbekistan.

“Pasdite pati disa sulme me bombë në afërsi të aeroportit në Kabul. Ushtarët gjermanë nuk u lënduan. Si rezultat, kontingjenti ynë nxiti planet e urgjencës për një nisje emergjente dhe u largua nga aeroporti”, shkroi ajo në Tëitter.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ata që nuk kanë qenë ende në gjendje të kenë qasje në fluturimet e evakuimit nga Kabuli nuk do të harrohen, duke shtuar se Ministria e Jashtme gjermane është ende në negociata me talebanët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here