Lidhur me dorëheqjen e zv.kryeministrin Erion Braçe, analisti Genc Burimi hedh dyshime se kjo lëvizje lidhet me një goditje të madhe të SPAK në Fier.Ad by Valueimpression
Analisti thekson se Fieri ka shumë probleme me mafien e koncesionet dhe do të ketë goditje të mëdha nga SPAK aty.
‘’Dorëheqia e Erion Braçes lidhet me një goditje nga SPAK në Fier. Më mafien koncesionet, është re e zezë. E njëjta gjë siç ndodhi me ish-zv/ministren Rovena Voda. Ajo që mori para për një vend pune. PS e hoqi si zv/ministre para një viti. E hoqi në korrik 2020 kur SPAK i kishte të dhënat që në mars. Çfarë bën PS dhe qeveria? E heq, dhe SPAK i shkon mbrapa dhe qeveria nuk atakohet. Kur SPAK e atakoi, qeveria tha nuk është problem ynë. Po presim për Braçen, s’mund të bëjmë thashetheme. Por ka gjasa të ketë goditje të mëdha në Fier. ‘’- theksoi Burimi.










































