Google search engine
Home Politike Najada Çomo ka dorëzuar mandatin e deputetes/ Ja kush është socialistja që...

Najada Çomo ka dorëzuar mandatin e deputetes/ Ja kush është socialistja që pritet të zërë vendin e saj në Kuvend

0
317

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Najada Çomo i ka dërguar një mesah përmes së cilit kërkon të lërë mandatin e deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ramës, Çomo e ka marrë këtë vendim nisur nga situata e pandemisë dhe kërkon që të japë ende kontributin e saj në spital.

Mirëpo tashmë çështja që ngrihet është se kush do ta marrë mandatin e deputetit në vend të saj.

Sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve, kjo radhë i takon kandidates për deputete Mimi Kodheli.

Zonja Kodheli u rendit e 21-ta në listën e deputetëve të PS për qarkun e Tiranës që në total ka 36 mandate deputetësh.

Mimi Kodheli arriti të marrë 4907 vota socialistësh në kryeqytet, edhe për shkak të vështirësisë së zonës. Por numri i votave të marra nga Mimi Kodheli është më i madh se numri i votave që mori doktoreshë Najada Çomo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here