Google search engine
Home Sport Mbape refuzon të krahasohet me Mesin dhe Ronaldon: S’mund të bëhesh më...

Mbape refuzon të krahasohet me Mesin dhe Ronaldon: S’mund të bëhesh më i mirë se ata

0
323

PSG është ende në ankth mbi qëndrimin e sulmuesit Kilian Mbape, por ai është shfaqur në kopertinën e revistës “Esquire”, ku ka folur ndër të tjera për marrëdhënien me Nejmarin apo për krahasimin mes Mesit dhe Ronaldos. Kështu, ndër të tjera ai komentoi një bisedë me Nejmarin dhe paraqitjen e tij në ndeshjen e luajtur ndaj Barcelonës në Champions League. “Nejmarit i thashë se nuk do ta zë vendin tënd në skuadër, jam favorit për “Topin e Artë” dhe që ju nuk jeni, por në asnjë mënyrë nuk dua që të zë vendin tënd në skuadër. Në Brazil janë më festivë, në Francë më seriozë. Këtu nuk të shohin me sy të mirë kur tregon pasionet e tua. Njerëzit do të mendojnë se PSG po neglizhon, sepse ti luan poker. Mendoj se Neymar ka filluar ta kuptojë. Në fillim ishte e vështirë për të, sepse e përjetoi si një ofendim. Kur mbërriti, i vendosën fytyrën në Kullën Eifel, gjashtë muaj më vonë i kërkuan llogari pse luan poker. Në Francë, njerëzit e dinë se çfarë ke, por ata nuk kanë nevojë ta shohin. Ata thjesht duan t’ju shohin duke luajtur në futboll, duke buzëqeshur. Ndërkohë, ndeshja ime kundër Barcelonës në “Kamp Nou” ishte më e mira në karrierën time, sepse ishte e plotë. Ndihmova ekipin tim në sulm dhe në mbrojtje. Fitova 90% të dueleve të mia, nëse statistikat janë të sakta. Në të gjithë ndeshjen, nuk kishte një moment ku të mos ndihesha i përfshirë. Kurse tani jam i përkushtuar në kampionat. Ligue 1 nuk është kampionati më i mirë në botë, por gjithmonë kam ndjerë përgjegjësinë, si një lojtar emblematik, për të ndihmuar ligën të rritet. Numri në fanellë? Pak vetë ndryshojnë pozicionet si unë. Më parë kishte numrin nëntë ose shtatë. Kam luajtur para, në të majtë dhe në të djathtë. Me gjithë përulësinë, nuk mendoj se të gjithë janë të aftë të ndryshojnë pozicion çdo vit dhe të kenë performancë të shkëlqyer, në nivelin më të lartë. Kjo nuk ra nga qielli”, theksoi Mbape. Më pas ai foli për krahasimin me Mesin dhe Ronaldon, duke shtuar se të kapësh nivelin e tyre apo të jesh lojtar më i mirë se ata është e vështirë. “E gjithë bota e di. Nëse i thua vetes do të bëhesh më i mirë se ata, kjo shkon përtej egos ose vendosmërisë: është mungesë ndërgjegjeje. Ata janë të pakrahasueshëm, kanë thyer të gjitha ligjet dhe statistikat. Ata kanë kaluar 10 apo 15 vite të jashtëzakonshme. Gjithmonë tenton ta krahasosh veten me më të mirët në sportin tënd. Mendoj se lojtarët e tjerë po më shikojnë, kjo i shtyn futbollistët të ngrenë nivelin e lojës së tyre, ashtu si Mesi nxiti Ronaldon edhe Ronaldo nxiti Mesin”, shtoi Mbape.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here