Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutimi i Bledar Muçës, gazetari nxjerr në skenë një tjetër pistë: Menaxhonte...

Ekzekutimi i Bledar Muçës, gazetari nxjerr në skenë një tjetër pistë: Menaxhonte disa lokale për baste dhe kumar, i kishte lënë në emër të gruas

0
317

Bledar Muça, pronar i bar “PEDONALE” në qytetin e Lushnjës u ekzekutua me breshëri kallashnikovi dy ditë më parë, në biznesin në pronësi të tij. Një plumb në zemër i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur mbetën dhe 5 klientë.

Pistat kryesore që mendohet se po hetonte policia, ishin vrasja e mundshme e tij për shkak të lidhjes familjare me kreun e Hakmarrjes për Drejtësi Roland Shyti, pasi Bledar Muça ishte i martuar me mbesën e tij. Pistat tjerët ishte vrasja për shkak të larjes së hesapeve të drogës.

Por gazetari Elton Qyno, zbulon një tjetër pistë e cila mund të ketë çuar në ekzekutimin e Bledar Muçës. Ai thotë se, konfliktet për menaxhimin e lojërave të fatit si loto sportive dhe kompjuterat e kumarit, dyshohet nga policia se janë bërë shkak për vrasjen me 21 plumba të Bledar Muçës.

Qyno mëson se viktima kishte në menaxhim disa lokale ku luheshin baste sportive dhe kumar. Këto biznese, ai i kishte regjistruar në emër të gruas së tij. Sipas dokumenteve gjyqësore, Bledar Muça, është arrestuar nga Policia e Lushnjës në vitin 2014 dhe është dënuar nga gjykata me 3 milion lekë të vjetra për “Organizim i lotarive të palejuara”.

Edhe pse i dënuar, ai nuk kishte hequr dorë nga menaxhimi i basteve sportive dhe kumarit.

Bashkë me Bledar Muçën, i pandehur në këtë çështje penale ka qenë dhe shtetasi me iniciale P. R, i cili është dënuar me 2 milion e 400 milion lekë të vjetra, për akuzën e “Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara“.

Dyshohet se, pikërisht aktivitetet e paligjshme janë bërë shkak për vrasjen e Bledar Muçës, baba i dy fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here