Ditën e krimit kishin udhëtuar bashkë, zbardhen detajet si ra policia në gjurmët e autorit të vrasjes së 25-vjeçarit në Vlorë, detaji që e ‘fundosi’

0
302

Zbardhet taktika që përdori Policia për të rënë në gjurmët e autorit të vrasjes së Xhuljan Bullarit në Vlorë.

25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar.

Policia kontrolloi aparatin celular të 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet dhe bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës.

Kështu lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë teksa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në ‘’Bllok’’ të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here