Policia arrestoi sot vrasësin e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari. Mësohet se vrasja e të riut ka ardhur pas konflikteve për çështje droge.
Burime për mediat bëjnë me dije se viktima Bullari dhe autori Bledar Selmanaj janë nisur së bashku nga Tirana në Vlorë për çështje që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.
Shkak për vrasjen është bërë një borxh që viktima i kishte autorit, një shumë parash, dhe kjo ka bërë që konfliktet të agravohen. Në debat e sipër ai e ka qëlluar brenda në automjet duke e lënë te vdekur në vend.
Ndërpritet seanca e gjyqit për autorin e vrasjes së 18-vjeçares shqiptare, përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore, ndërhyn me shpejtësi në sallë ekipi mjekësor
“Fol diçka për këto plehra meshkuj”/ Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ shpërthen e revoltuar dhe nuk lë gjë pa thënë: E shpifur dhe e tmerrshme fakti që…
A do të ketë penalitete për personat që refuzojnë vaksinën anti-Covid? Drejtoresha e ISHP-së jep përgjigjen e prerë
Selmanaj ka pranuar në Polici që e ka shoqëruar deri në Vlorë me makinë Bullarin, por nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Pavarësisht kësaj, ka prova të qarta që e implikojnë në vrasje. Selmanaj ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.
Ai është dënuar në vitin 2012 për një sërë vjedhjesh, që i kryente në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Vlorë e Fier. Sendet e vjedhura, 39-vjeçari i shiste më pas nëpër dyqane.







































