Peshkatarët e Durrësit janë befasuar mëngjesin e sotëm teksa kanë nxjerrë rrjetat nga deti.
Një peshkaqen rreth 500 kg ka rënë në rrjetat e tyre, i cili është kapur në një thellësi prej 15 milje.
Anija e peshkimit ende nuk ka arritur në mol, ndërsa peshkatarët të befasuar nga ajo që kanë kapur, kanë nxjerr telefonat dhe kanë filmuar peshkaqenin.




































