Në tjetër sinjal vjen për kalimin e Cristiano Ronaldos te Paris Saint Germain. Këtë herë nga një njeri shumë i rëndësishëm si Khalifah Bin Hamad Al-Thani, anëtar i familjes nga Katari, që ka pronësinë e klubit francez, i cili ka zgjuar entuziazmin e parizienëve në rrjetet sociale.
Ai ka postuar një foto të Messit e Ronaldos me fanellën e PSG-së dhe e ka shoqëruar me diciturën “Ndoshta”, të cilën e ka shkruar në tre gjuhë të ndryshme, spanjisht, anglisht e frëngjisht.
Së fundi klubi parizien është hapur ndaj idesë për të shitur që këtë verë francezin Kylian Mbappe, i ndikuar edhe nga kërkesa e këtij të fundit për t’u larguar nga “Parc des Princes” dhe sheh Ronaldon si njeriun ideal për ta zëvendësuar.









































