Google search engine
Home Bota Tallej me ta, talebanët ekzekutojnë komedianin e njohur afgan dhe më pasi...

Tallej me ta, talebanët ekzekutojnë komedianin e njohur afgan dhe më pasi i presin fytin (VIDEO)

0
305

Një komedian afgan ka pasur një fat tragjik pasi ka rënë në duart e talebanëve. Mirëpo edhe pse ishte në duart e talebanëve, ai vazhdoi të tallej me ta, për t’u ekzekutuar më vonë nga një skuadër pushkatimi

Sipas Dailymail, në një video virale të filmuar në fund të korrikut, Nazar Mohammad, i njohur si Khasha Zwan, mund të shihet në pjesën e pasme të një makine i rrethuar nga dy talebanë – njëri prej tyre duke tundur një mitraloz kallashnikov.

Sipas Human Rights Watch, Zwan u vra nga talebanët në fund të korrikut në Kandahar, pasi ai qytet ra në duart e xhihadistëve.

Ai ishte i njohur për talljet që iu bënte talebanëve, ndërsa videot e tij janë publikuar edhe në TikTok.

Në videon e momenteve të tij të fundit, Mohammad vazhdon të bëjë shaka, por kjo e ka revoltuar luftëtarin taleban në të djathtë të tij, i cili fillon ta godasë atë në fytyrë.

Ndërkohë që burri në të majtë të tij shihet duke qeshur. Nazar thuhet se u vra më vonë pasi u qëllua disa herë. Sipas raporteve, fotografitë e treguan atë të mbështetur në një pemë dhe më pas të shtrirë në tokë me fyt të prerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here