Google search engine
Home Bota Raporti shqetësues nga CIA ku bën pjesë edhe vendi: Shqipëria rrezikohet nga...

Raporti shqetësues nga CIA ku bën pjesë edhe vendi: Shqipëria rrezikohet nga 65 organizata terroriste, mes tyre ISIS

0
295

Agjencia e Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CIA) ka nxjerrë një raport shqetësues përsa i përket sigurisë në vendin tonë, në të cilin thuhet se Shqipëria rrezikohet nga 65 organizata terroriste.

Sipas këtij raporti të publikuar në 18 gusht të këtij viti, në Shqipëri janë të instaluara celular terroriste të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të cilët mund të kryejnë sulme në çdo moment. Gjithashtu në këtë raport thuhet se Shqipëria është një pikë nevralgjike e rrjetit të ISIS për rekrutimin dhe stërvitjen e një pjese të personave që më pas dërgohen për të luftuar përkrah ISIS në Siri, Libi ose Irak.

“Vitet e fundit, planifikimi i Forcës Qods për sulmet terroriste është zbuluar dhe ndërprerë në një numër vendesh në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Bahreinin, Belgjikën, Bosnjën, Bullgarinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Keninë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike njohur si (IRGC), janë formuar në maj të vitit 1979 dhe kanë komandant Gjeneral Hossein Salamin. Kjo organizatë u vendos në listën e grupeve terroriste nga qeveria e SHBA në vitin 2019, ndërkohë që kanë një forcë prej 150 mijë personash dhe janë të aftë të godasin kurdo që qeveria iraniane e sheh të arsyeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here