Google search engine
Home Lifestyle Po bëhet trend! Vajzat pa e ‘vrarë mendjen’ bllokojnë trafikun në Tiranë,...

Po bëhet trend! Vajzat pa e ‘vrarë mendjen’ bllokojnë trafikun në Tiranë, dalin nga “Benz-i” e ia “plasin” kërcimit në mes të rrugës

0
266

Një ngjarje e papërgjeshme është shënuar në Tiranë, ku disa vajza kanë bllokuar rrugën që të zhvillojnë një video.

Katër vajzat kanë dalë nga mjeti i tyre, Mercedez Benz dhe kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga “JOQ” vajzat kanë dalë nga makina dhe kanë nisur të kërcejnë, si duket ky do të jetë trendi i ri i “Tik Tok-ut”.

Veprimi i vajzave ka krijuar trafik të madh, ndërsa në video dëgjohen edhe boritë e makinave, të cilët detyrohen të presin që vajzat të mbarojnë “qefin”, edhe pse në makinat që presin mund të ketë të sëmurë apo fëmij të vegjël.

Kujtojmë që një gjest i tillë është bërë pak ditë më parë në autostradën e Laçit, ku dasmorët bllokuan rrugën dhe dolën dhe ia morën valles, ku policia i identifikoi dhe i gjobiti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here