Google search engine
Home Sport Mëkat që nuk debuton me ekipin e parë të Barcelonës/Paraqitje dinjitoze e...

Mëkat që nuk debuton me ekipin e parë të Barcelonës/Paraqitje dinjitoze e Manaj

0
232

Sërish spektakël në stërvitjen e Barcelonës nga Rey Manaj. Kësaj here “viktima” e sulmuesit shqiptar, ka qenë sulmuesi francez Umtiti. Me një lëvizje mjeshtërore, 24-vjeçari nxori huq, mbrojtësin e Barcelonës, teksa arriti të shënonte me lehtësi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vijon të tregojë vlerat e tij, në stërvitjen me ekipin e parë të Barcelonës, teksa tashmë gjithçka është në dorën e trajnerit Koeman, nëse do t’i besojë disa minuta në përballjen e radhës në kampionat ndaj Getafes.

Në dy sfidat e para sulmuesi shqiptar ishte në stolin e katalanasve, por pa mundur do të marrë qoftë edhe një minutë të vetme. Sidoqoftë, ai po bën mirë në stërvitje dhe me këtë ritëm do të vijë edhe debutimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here