Google search engine
Home Aktualitet “Çfarë po bën”, plagosi shokun e tij në një dhomë hoteli në...

“Çfarë po bën”, plagosi shokun e tij në një dhomë hoteli në Ksamil, zbardhet dëshmia e Edison Vyzajt: Taulandin e kam shumë shok

0
401

Zbardhet dinamika e plagosjes së 27-vjeçarit Tauland Beqiri, në një dhomë hoteli në Ksamil nga miku i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit.Ad by Valueimpression

‘BalkanËeb’ ka siguruar dëshminë e autorit të plagosjes 28-vjeçari Edison Vyzaj. Në dosjen hetimore shkruhet se autori ka pohuar se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Vyzaj rezultonte me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali ishte kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit, i dyshuari Edsison Vyzaj, ka sqaruar se, ka ardhur në Ksamil për pushime së bashku me shokun, Tauland Beqirin, si dhe disa shokë të tjerë emrat e të cilëve nuk i kujtohen. Gjithashtu, me të ka ardhur edhe një shtetas nga Sri Lanka i cili quhet Perera. Në datë 13 gusht thuhet se ata kishin dalë nga dhoma, rreth orës 10:00 dhe kanë shkuar në plazh ku kanë qëndruar deri rreth orës 20:00 dhe më pas janë kthyer në hotelin ku kishin zënë dhomën. Në dhomë me të ka qenë edhe Taulandi dhe shtetasi i huaj, Perera.

I riu ka sqaruar se kur u kthyen nga plazhi, Taulandi ka shkuar i pari në dhomë, ndërsa ai vetë me disa shokë po rrinin në parkingun e hotelit. Pas pak minutash ka hipur në dhomë dhe sa ka hapur derën, ka parë Taulandin i cili kishte në dorë një armë zjarri – pistoletë të markës Glock të cilën e kishte lënë në dhomë. Menjëherë ka tentuar t’ia heqë nga dora dhe në momentin që ia ka marrë armën, ajo ka shkrepur. Në atë moment, Taulandi i kishte thënë; ‘Çfarë po bënte’, por i dyshuari pa e kuptuar vazhdonte t’i bërtiste se pse lozte me armën. Në një moment i ka ngritur bluzën Taulandit për ta parë për merak dhe aty ka kuptuar që e kishte plagosur. Ai tregoi se kishte marrë Taulandin për krahu dhe e kishte zbritur poshtë duke kërkuar ndihmën e personave që ishin në parkingun e lokalit dhe duke u thënë që të njoftonin ambulancën. Duke qenë se ambulanca po vonohej, me sa mban mend, e kanë hipur në një makinë dhe e kanë nisur drejt spitalit. Ai sqaroi se në kushte të tronditjes së madhe, pistoletën ia kishte dhënë shokut të tij, Pererës dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas me armën. Në këtë moment, atje ka shkuar policia dhe e kanë shoqëruar në Komisariat. Në lidhje me armën e zjarrit, i dyshuari sqaron se e ka marrë nga Shkodra. Në përfundim, ai ka sqaruar se me shtetasin Tauland Beqiri nuk kishte asnjë konflikt, përkundrazi, deklaroi se e kishte shumë shok.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here