Google search engine
Home Aktualitet Video/ U alarmuan pjesëmarrësit! Pas incidenteve të ndodhura në koncertin e Goran...

Video/ U alarmuan pjesëmarrësit! Pas incidenteve të ndodhura në koncertin e Goran Bregoviç në Korçë, Policia hidhet në aksion, ndalohen tetë persona

0
234

Nata e kaluar ishte përmbyllëse në koncertin e Festës së Birrës në Korçë, ku i ftuari special ishte këngëtari boshnjak Goran Bregoviç. Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar incidentet.

Gjatë performancës së Bregoviç është hedhur gaz lotsjellës në një pjesë të stolave ku ishte ulur publiku. Siç duket edhe nga pamjet, pjesëmarrësit janë ngritur të alarmuar, teksa vendosin shami në hundë dhe dukë fërkuar sytë për shkak të djegies që shkakton gazi lotsjellës.

Gjatë ditës, policia njoftonte se ishin marrë masa të rrepta sigurie, me mbi 200 forca të pranishme. Policia shoqëroi 8 të rinj për gazin lotsjellës, ndërsa Goran Bregoviç nuk e ndaloi për asnjë moment koncertin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here