Google search engine
Home Politike Drejtesi Skema që po ndjek SPAK për të goditur zyrtarët e korruptuar, nga...

Skema që po ndjek SPAK për të goditur zyrtarët e korruptuar, nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, te përgjimi i telefonit dhe i rrjeteve sociale(raporti)

0
370

Të penduarit e drejtësisë dhe përgjimet, janë dy nga metodat që po përdor Prokuroria e Posaçme për të goditur të korruptuarit. SPAK ka hapur dosjet e tenderave, por sipas burimeve po tentohet bashkëpunimi me emra të përfshirë në krim. Rasti më konkret është ai i abuzimit me uniformat e policisë, ku vetë zyrtar të Ministrisë së Brendshme zbërthyen skandalin. E njëjta metodë, pritet që të ndiqet edhe me tenderat e tjera që do të hetohen nga SPAK. Po ashtu, një metodë tjetër më speciale është edhe ajo e përgjimeve të telefonave dhe rrjeteve sociale. Në fund të marsit, pajisja e përgjimeve kaloi në SPAK dhe prokurorët kanë dorë të lirë për të kryer përgjime. Mirëpo mësohet se përveç telefonatave dhe SMS, në përgjim janë dhe rrjetet sociale, si Facebook, WhastApp dhe Mesenger. Pak muaj më parë një grup prokurorësh i janë nënshtruar një trajnimi nga misioni Pameca, se si të përgjohen rrjetet sociale. Nëse shohim raportin vjetor të SPAK, ka më shumë përgjime për të korruptuarit sesa grupet kriminale dhe kjo do të thotë se fashikujt janë të shumtë.

Përgjimet nga SPAK

Sipas raportit të Prokurorisë së Posaçme, për vitin 2020, është kërkuar përgjim për rreth 1175 raste për autorë të cilët mund të kenë dijeni për vepra penale. Po ashtu, theksohet se pjesa më e madhe e rasteve për të cilat është kërkuar hetim janë rastet të cilat lidhen me korrupsionin. “Gjatë vitit 2020, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1175 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1373 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 171 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale. Në vitin 2020, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato çështje të hetuara për veprën penale të korrupsionit”, thuhet në raport. Mw tej bëhet me dije se në Sektorin e Përgjimit të Komunikimeve Elektronike në Prokurorinë e Përgjithshme është vënë në dispozicion një ambient i veçuar, zyrë pune, me qëllim realizimin e procesit të përgjimit në interes të çështjeve hetimore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Përgjatë vitit 2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 91 procedime penale. Kjo veprimtari është ndjekur nga 10 Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit. Përgjimi i komunikimeve elektronike të subjekteve që dyshohen për kryerje të veprave penale, është një veprimtari që ndodh në kohë reale, në mënyrë të pandërprerë dhe një proces që kërkon vëmendje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e oficerëve, por shpesh herë ngarkesa ka qenë dhe është prezente për arsye se numri i operatorëve ka qenë dukshëm jo në proporcion me volumin e punës që gjeneronin çështjet e ndjekura nga Prokuroria e Posaçme”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here