Google search engine
Home Sport E paprecedentë në Francë, tifozët sulmojnë lojtarin me shishe dhe ai u...

E paprecedentë në Francë, tifozët sulmojnë lojtarin me shishe dhe ai u kundërpërgjigjet, ndërpritet ndeshja (Video)

0
222

Një incident i paprecedentë ka ndodhur në sfidën mes Nice dhe Marseille të vlefshme për elitën e futbollit francez. Kjo përballje nuk arriti të përfundonte, për shkak të një ngjarjeje aspak normale.

Dimitri Payet, mesfushor i Marseille, u godit me një shishe nga tifozët e Nice. Në nerva e sipër lojtari e mori shishen dhe e goditi drejt tifozëve. Këta të fundit mësynë të shumtë drejt tij, duke hyrë në fushë dhe ushtruar dhunë.

Shokët e ekipit, të zemëruar, kanë tentuar të mbrojnë shokun e tyre. Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80 dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet ende cfarë vendimi do të merret për ndeshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here