Ndalohet efektivi i RENEA-s/ SHÇBA: Goditet një rrjet shpërndarësish kokaine, drejtohej nga një punonjës i Forcave Speciale

    0
    234

    Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacion zyrtar për operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Janë 5 persona të arrestuar, një prej tyre efektiv i RENEA-s që sipas SHÇBA ishin pjesë e një rrjeti shpërndarësish kokaine që vepronte në disa zona në Tiranë. Rrjeti drejtohej nga një punonjës policie i Forcave Speciale.

    NJOFTIMI I SHÇBA
    SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqëruar në kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie
    Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
    Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
    Ata janë:
    – R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
    – J.L., 30 vjeç;
    – G.H., 26 vjeç;
    – G.S., 27 vjeç;
    – E.S., 26 vjeç.
    Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
    Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve.
    Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
    Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.
    SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here