Mëngjesin e sotëm në zonën e Babicës, në Vlorë u gjet i pajetë 25-vjeçari Xhuljan Bullari. Ky i fundit është gjetur i pajetë nga banorët e zonës, brenda një mjeti tip Fiat Punto, në një rrugë rurale.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash i riu ka shkuar në zonën e Babicës, pasi ai ishte me origjinë nga Elbasani dhe jetonte në Tiranë.Ad by Valueimpression
Grupi i hetimit pritet të zbardhë të plotë ngjarjen, nëse 25 vjeçari Xhuljan Bullari është vrarë në Babicë apo trupi është dërguar atje për tu fshehur.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, është konstatuar një goditje me plumb në kokë dhe dy të tjera në trup. Xhami i parë, në anën e majtë të mjetit, ka qenë i ulur dhe viktima ka qenë në vendin e shoferit.
Mësohet se i riu që është gjetur sot i vdekur nuk është pronari i jetit Fiat Punto me targa TR 3437 R. Ky mjet i përket një gruaje, e cila tashmë është identifikuar nga Policia. Prej disa orësh trupi i Xhuljan Bullarit ka qendruar në mogun e Vlorës, pasi ai nuk kishte mjete identifikimi me vete.
Kanë qenë familjarët e 25 vjeçarit ata që kanë identifikuar trupin e pajetë të djalit të tyre. Ky shtetas rezulton se është dënuar 3 vite më parë për trafik klandestinësh.